Ligji, i njohur ndryshe si Ligji i Antimafias, parashikon konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale.
Por Komitetit Shqiptar i Helsinkit vlerëson se ligji krijon kushte për cënimin e një sërë të drejtash dhe lirive themelore të njeriut, si të drejtën e pronës, të drejtën për një proces të rregullt ligjor, të drejtën për zhdëmtim e kompensim, të drejtën për trajtim të barabartë, të drejtën e prezumimit të pafajësisë, etj. Por përfaqësues të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave sqaruan se ligji trajton vetëm pronat për të cilat ekziston dyshimi se janë vendosur në sajë të një aktiviteti kriminal.
Po ashtu, duke iu referuar Kushtetutës, përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit dhe të Këshillit të ministrave, argumentuan se Kushtetuta e lejon kufizimin e disa të drejtave, kur kjo rregullohet me ligj, në emër të një interesi të rëndësishëm publik. Dhe sipas tyre, parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar është një interes i madh publik. Ligji, i cili ka hyrë në fuqi dhe po vepron, ishte një prej kushteve për liberalizimin e vizave.
Ai u hartua nga autoritete shqiptare te drejtesise dhe me asistencen direkte te misioneve te huaja ne Tirane. Pas dëgjimit palëve Gjykata u tërhoq për të marrë vendim. Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë afat për marrjen e vendimit, ndërkohë që kërkesa e Komitetit shqiptar të Helsinkit për pezullimin e efekteve të ligjit deri në marrjen e vendimit, është rrëzuar që në muajin mars.
Top Channel