Klosi: Protestat nisin ne shtator

01/07/2010 20:00

Në selinë rozë, Blendi Klosi është sekretar organizativ. Ai u tregua mjaft aktiv gjatë grevës së urisë.

Ky luajalitet ndaj vijës së kryetarit Rama, këto ditët e fundit ka shkuar më tej. Klosi deklaroi në fillim të javës, se Partia socialiste duhet të radikalizonte qëndrimin e saj. Rrufe në qiell të hapur, sidomos ngaqë u duk se jeta parlamentare iu rikthye normalitetit, qëndrimi i tij u shndërrua në vendim politik të grupit parlamentar.

Socialistët vendosën të mos japin votën e tyre për asnjë ligj. Sot deputeti Klosi thotë se opozita nuk mund të jetë fasadë në një parlament që nuk bën transparencën e zgjedhjeve të shkuara. “Ne nuk mund ta pranojme qe PS te jete ne palmentin e votave te vjedhura. Veprimi i djeshem i grupit  parlamentar te PS-se mund te jete hapi i pare por do kerkojme nje vendim me radikal”, thekson Klosi.

Ai shtoi se PS do vazhdoje te jete pjese e grupoeve parlamentare deri ne nje vendim perfundimtar. “PS eshte aty ku votuesit e kerkojne. Ne shtator te gjithe do ta shikojne qe PS do paraqitet para popullit me nje program te detajuar protestash sepse mendojme qe shqiptaret nuk kane votuar per kete qeverisje dhe meritojne nje jete me te lumtur per veten e tyre”, shton Klosi.

Një pjesë e kritikëve të bojkotit, u këshilluan socialistëve pikërisht futjen në parlament, por pa dhënë votën e tyre për asnjë ligj. Megjithtë, një vit jashtë parlamentit dhe protestat në rrugë, patën efektin e tyre sipas Blendi Klosit. Ai përsërit kryetarin Rama, kur thotë se Partia socialiste doli më e suksesshme se cdo forcë tjetër politike, pasi ndërgjegjësoi opinionin vendas dhe ndërkombëtar për parregullsitë e pretenduara të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Top Channel