Pas ngjarjes së rëndë në Hamallaj të Durrësit ku banorët nuk lejuan Policinë Ndërtimore të prishte ndërtimet pa leje, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi ka folur për Top Channel.
“Une do thoja qe ne kete rast individet qe dolen dhe sulmuan forcat kane ndertuar prona ne terrenin e uzurpuar ne vitin 2007. Aksioni do vazhdoje ne te gjitha pjeset e tjera te bregdetit shqiptar”, theksoi ai.
Bojaxhi shprehu besimin se shoqeria shqiptare i mirekupton veprimet e inspektoriatit, pasi sipas tij shoqeria ka vullnetin te kuptoje qe te gjithe ata indvide qe zaptojne prona do ndeshkohen nga ligji dhe nga shteti. “Te gjitha zonat do vazhdojne te pastrohen nga ndertimet pa leje, qofte ne Hamallaj qofte ne zona te tjera. Ne nuk patem mundesi ta shpalosnim planin pasi bllokimi i ures e beri te pamundur qe te futeshim ne terren. Jam i bindur se forcat e rendit do ta marrin nen kontroll kete situate”, shtoi Bojaxhi.
Ai foli edhe për sulmin që iu bë një kameramani të Top Channel, duke shprehur besimin se institucionet përkatëse do arrijnë ta trajtojnë me kujdes këtë problem.
Top Channel