Duke dhënë një parashikim mbi përqindjen e rritjes ekonomike të cilët qeveria shqiptare pretendon të arrijë këtë vit, ministri i Financave, Ridvan Bode pohoi se rritja pritet të jetë 4-4.5 përqind.
Duke patur parasysh të gjithë komponentët ekonomikë rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë nga 4 deri në 4.5 përqind”, tha ministri Bode.
Më tej kreu i financave deklaroi se brenda 10 ditësh do të kalojë në parlament një projektligj i cili do të detyrojë qytetarët të deklarojnë të ardhurat e tyre personale një herë në vit.
“Pas një jave ose 10 ditësh do të shkojë në parlament ligji i cili do të detyrojë qytetarët që një herë në vit të deklarojnë të ardhurat e tyre personale. Nuk mund të jetojmë më me dy dokumenta, dy balance, por kjo kërkon një konsensus shumë të gjërë”, tha më tej zoti Bode.
Ministri i Financave foli edhe për shitjen e përfolur aq shumë në ambientet politike dhe median shqiptar të Hotel Dajtit, Bankës së Shqipërisë, shitje të cilën opozita shqiptare e cilëson si një aferë korruptive.
“Godina është konsideruar pa vlerë ndërsa vetëm toka u vlerësua me 16 milion euro. Objekti ka dalë në shitje që në vitin 2004. Në kohën e pushtimit italian ajo është projektuar për bankë. Unë do të parapëlqeja një institucion në qendër të Tiranës, se sa shitjen e truallit për investitorët privatë që më pas të ndërtonin pallat”, tha Bode.
Bode më parë gjatë fjalës së tij në “Top Story” u shpreh edhe për aministinë fiskale, ku kreu i financave la të kuptohej se shumë shpejt kjo amnisti do të zbatohej nga qeveria.
Top Channel