Bode: Ja pse u tërhoqëm nga eurobondet

01/07/2010 22:20

Në vijim të fjalës së tij në “Top Story”, ministri i Financave, Ridvan Bode shpjegoi arsyet se pse qeveria shqiptare u tërhoq nga idea e marrjes së eurobondeve pak muaj më parë, ide kjo e mbështetur fillimisht prej ekzekutivit shqiptar.

Kreu i financave sqaroi gjithashtu se vendi ynë edhe pse i kapi eurobondet me norma interesi më mirë se Maqedonia, e cila operon prej kohësh me to, qeveria u tërhoq pasi sipas tij futja e 200 milion eurove në tregun shqiptar do të sillte mbivlerësim të lekut në një kohë kur kjo masë nuk ishte e nevojshme pasi, ashtu siç tha Bode, do të kishim ulje të eksporteve.

“Kemi shvelftësim të euros dhe nuk kemi interes si vend që të vlerësojmë lekun përballë euros. Tregu është fleksibël. Momentalisht na intereson mos bëjmë presion për të mbivlerësuar lekun përballë euros”, tha ministri Bode.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA