Hapet reparti i dializës

30/06/2010 16:10

Fëmijët me insuficiencë renale tashmë nuk do të duhet të marrin rrugët drejt spitaleve të vendeve fqinje për të kryer dializë, pasi në spitalin e pediatrisë është ngritur një pavion hemodializë me 7 shtretër.

Deri me tani sherbimi i hemodializes per femije ka munguar ne spitalet shtetërore dhe femijet te cilet nuk kishin mundesi ekonomike te kryenin kete proces jashte vendit ishin te destinuar te  humbnin jeten .

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili ka garantuar sherbim te standardeve bashkekohore  ne kete pavion, duke paralajmeruar  modernizim edhe per sherbime te tjera  prane QSUT-së.

“Mesazhi i mirë për gjithë sistemin shëndetësor është hapja e shërbimeve të rëndësishme të munguara më parë, sidomos për patologji të vecanta”, u shpreh Vasili.

Ndonese numerohen rreth 110 femije qe kane nevoje te kryejne procesin e dializes ende nuk dihet shperndarja gjeografike e tyre.Ne pavionin e dializes do te kryejne kete proces 12 femije ne dite. Hemodializa i mban personat me insuficiense renale ne jete nderkohe qe i parapergatit per kryerjen e transplantit te veshkes nderhyrje e cila tashme kryhet prane QSUT.

Top Channel