“Pango”, reagon OSBE

29/06/2010 16:10

Selia qendrore e OSBE-se reagoi sot ndaj vendimit te fundit te gjykatesit Agim Bendo per penalizimin e Top Channel me 400 mije euro gjobe, pas denoncimit te skandalit Pango.

Ne nje deklarate per shtyp gjoba konsiderohet absurde dhe shume e madhe. Perfaqesuesja per lirine e medias ne kete organizem thekson se roli vezhgues i medias ne nje shoqeri demokratike e kerkon investigimin dhe raportimi i Top Channel synonte pikerisht kete.  

Përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE, Dunja Mijatovic, i drejtoi një letër ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe atij të Drejtësisë, Bujar Nishani.

“Në 18 qershor, gjykata e Tiranës vendosi gjobën 400 mijë euroshe. Gjykata argumentoi se përgjimi ishte ilegal dhe dhunoi të drejtën e Pangos për privatësi. E drejta për privatësinë duhet të balancohet me detyrën e medias për të informuar qytetarët për zhvillimet për të cilat publiku ka interes. Media në rolin e ‘watchdog’ në cdo shoqëri të vërtetë demokratike ka edhe gazetarinë investigative, si pjesë të domosdoshme të saj duke përfshirë këtu edhe shqyrtimin e kujdesshëm të sjelljes etike dhe profesionale të zyrtarëve qeveritarë. Raportimi i Top Channel, synonte pikërisht këtë, të hidhte dritë mbi sjelljen e një zyrtari publik dhe abuzimin e tij të pretenduar me postin”,  thuhet

Top Channel