“Freedom House”: Politika ndikon mbi drejtësinë

29/06/2010 17:10

“Freedom House” në një raport për vendet në tranzicion, ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri janë një zhvillim pozitiv. Sipas raportit, në këto votime pati probleme me numërimin e votave.

“Freedom House” bën të ditur se shoqëria shqiptare mbetet e ndikuar nga polarizimi i politikës.

Sipas saj, politika ndërhyn në drejtësi duke kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë.

Raporti përmend edhe përballjen me drejtësinë të dy ministrave në gjykim.

“Ndikimi i politikës është i panishëm edhe në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Lartë mbylli çështjen në ngarkim të dy ministrave”, thuhet në dokument.

Duke folur për marrëdhënien mes politikës dhe medias, në raport thuhet se “politika ka ndikim në media duke penguar konsolidimin e demokracisë”.

Sipas “Freedom House”, “media ka avancuar në aspektin teknologjik, por kuadri ligjor është i paplotë”.

Për organizatën, “ndërhyrjet politike kanë pasur impakt negativ në vendimarrjen e pushtetit lokal”.

Top Channel