White: Gjykatat kërkojnë të trembin mediat

24/06/2010 18:30

Vendimi i gjykatës kërkon të intimidojë gazetarinë investigative në Shqipëri dhe është një sinjal për të trembur mediat e tjera për të hetuar abuzimet e zyrtarëve me pushtet. Ne nje interviste per Top Channel, sekretari i pergjithshem i Federates Nderkombetare te Gazetareve, Aidan White deklaron se investigimi i Fiks Fare dhe perdorimi i kamerave te fshehta eshte teresisht i ligjshem dhe nuk shkel asnje kod te etikes se gazetarise dhe konventat e te drejtave te njeriut.

“Ky eshte nje rast vertet shqetesues. Personalisht me duket se ketu kemi te bejme me nje sfide serioze mbi te drejten e gazetareve per te raportuar sic duhet ceshtje te interesit publik. Nese nje perfaqesues i qeverise eshte i perfshire ne aktivitete qe duken korruptive, per mua gazetaret, media kane pergjegjesi per ta raportuar ate. Pasojat e ketij fenomeni u njohen dhe nga individi ne fjale perderisa qeveria pranoi largimin e tij menjehere. “Pra kjo deshmon se investigimi i medias ishte i vlefshem, ne interes te publikut dhe gjithcka e vertete. Ndaj jam shume i habitur qe pas kesaj ngjarje, vendimi i gjykates shkoi kunder medias, kunder gazetarit, dhe per mua duket si vendim per te intimiduar gazetaret qe te bejne gjera te ngjashme ne te ardhmen. Ky eshte lajm shume, shume i keq. Kjo ceshtje sfidon konventat nderkombetare e europiane per te drejtat e njeriut dhe per lirine e shprehjes. Ndaj them se ky vendim duhet te sfidohet.

A mund te shpjegoni me qarte se ku bie ndesh me konventat europiane qe ju permendni?

“Artikulli 10 i konventes europiane per te drejtat e njeriut shprehet mbi mbrojtjen e gazetareve qe ushtrojne aktivitet legjitim per te raportuar te lire, si pjese e mandatit te tyre ne kuader te lirise se shtypit. Tani, kur qeveria apo aty ku individe te veshur me pushtet perdorin influencen e tyre ndaj medias duke u munduar qe te ndalojne shfaqjen apo transmetimin e materialeve me interes publik, kjo shkon kunder lirise se shprehjes. Ka patur raste te panumerta perpara Gjykates Europiane per te drejtat e njeriut, e cila ka shprehur shume qarte se individe me profil te larte ne jeten publike, si antare te qeverise per shembull, nuk duhet te perdorin te drejten e tyre per jete private per te penguar apo ndaluar gazetaret qe te ushtrojne keqyrjen e tyre legjitime per te hetuar. Shiko, akuza ketu eshte qe gazetari eshte perfshire ne jeten private te ministrit ne fjale. Te gjithe kemi te drejten e nje jete private dhe eshte ekstremisht e rendesishme per demokracine. Por, kur je zyrtar publik, kur je zgjedhur per te qene ne nje zyre publike, kur ke nje pozicion serioz per jeten publik, ku ti ke pergjegjesi per mireqenien e te tjereve, eshte absolutisht e duhur qe ti te jesh subjekti i shqyrtimit te posacem per shkak te rolit qe luan dhe pushtetit qe perdor. Ne cdo nivel, ne Gjykaten Europiane te Drejtesise, ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut, ne Forume Nderkombetare ku kjo situate eshte diskutuar, eshte pranuar plotesisht se zyrtare te larte politik, zyrtaret e larte te jetes publike, qe imponohen ne imazhin publik per te mbajtur kredibilitetin e pozicionit te tyre,  e vene personin e tyre te lire per t’u hetuar ne niveleve te ndryshme. Kjo do te thote, qe ne te gjithe kemi nje jete private, por kur ti merresh me afera publike, e kur zgjedh politiken, ti dorezon nje pjese te kesaj jete private, ne menyre qe te kenaqesh hetimet rutine mbi punen tende. Kjo eshte mese e qarte.

A lejohet dhe a eshte e justifikueshme perdorimi i kamerave te fshehta per te regjistruar zyrtaret e larte apo ne kete rast nje minister?

“Perdorimi i mjeteve pergjuese eshte nje ceshtje e diskutueshme. Kamerat e fshehta apo mikrofonet e fshehur jane gjithmone shume delikate e te veshtira per gazetaret, ndaj duhet te tregohemi te kujdesshem per keto. Kemi bere nje fushate per kete gje ku e kemi sqaruar mire se perdorimi i kamerave apo regjistruesve te fshehte duhet te behet gjithmone si mundesia e fundit. Kjo do te thote qe vec ne kete menyre ti mund te jesh ne gjendje te marresh informacionin qe eshte ne interes te publikut. Pra eshte e justifikuar, eshte legjitime, por vetem ne raste te vecanta.

A ishte i tille ne kete rast?

“Po absolutisht qe ishte, sepse le te imagjinojme te kunderten, ku ngjarja do te ishte e tille. Ju keni dike qe ju raporton se eshte ngacmuar seksualisht nga ky minister, keshtu qe cfare do besh? Ti je gazetar, i ve mikrofonin ministrit e i thua: Z. minister ju jeni akuzuar per ngacmim seksual, a eshte e vertet kjo? Ai do te thote JO, natyrisht qe do te thote JO, sepse me shume te drejte do te thote: Ku jane provat tuaja? E nese kjo grua vjen e thote : Une jam prova, mbetet gjithnje nje rast ku eshte fjala e saj kunder fjales se tij. Per rrjedhoje eshte e pazgjidhshme. Ndaj ne kete rast vecanerisht, menyra e vetme per te gjetur prova, qe ishin te qarta, shume te besueshme dhe te pakundershtueshme , ishte qe ta vije ministrin perballe proves. U be deklarimi, media vendosi se ishte rast i duhur per t’u hetuar. Nje kamera e fshehte u perdor. Dhe, ne fund, kjo provoi dhe misheroi se deklarimi kunder ministrit ishte korrekt. Kushdo qe e sheh kete filmim, e sheh se ketu kemi absolutisht prova te qarta. Ne nje rast te tille, duhet te pyesni veten. Se pari, a justifikohet sipas interesit publik? Une them qe po, ai ishte minister i qeverise, pra ka nje status shume te rendesishem. Se dyti, a ishte mundesia e fundit per gazetarin? Kjo eshte e qarte. Nuk shoh mundesi tjeter sesi gazetari apo media mund te gjente kete informacion. Se treti, a u prezantua, a u publikua ne nje menyre profesionale, ku u respektuan normat e gazetarise? Mendoj se per kete s’ka dyshime qe u be keshtu. Pra ne pergjigje te ketyre pyetjeve, per mua perdorimi i kameras se fshehte ishte i justifikueshem dhe provoi pse ndonjehere eshte ekstremisht e rendesishme qe gazetaret dhe mediat te perdorin keto metoda.

Ne c’menyre mund te ndikoje Federata Nderkombetare e Gazetareve, cfare veprimesh mund te nderrmerni?
 
Niveli i gjobes, kur e krahason me raste te tjera, qofte kriminale, e sheh menjhere se eshte disproporcionale dhe denues. E ne fakt niveli i gjobes sugjeron qe ne njefare menyre gjyqesori dergoi sinjal paralajmerues tek mediat e tjera per te mos u perfshire me ne keto lloj aktivitetesh. Kjo eshte shokuese. Ka nje numer aspektesh ku ne jemi te shqetesuar. Se pari eshte pergjigja e ministrit qe atakon median, se dyti behet ndjekje penale, se treti eshte niveli i gjobes. Te gjitha keto tregojne per nje problem serioz per te drejten e gazetareve dhe medias ne Shqiperi per te qene ne gjendje qe te investigojne afera dhe figura publike ne menyre serioze cfare mbeshtet demokracine. Per kete arsye Federata Nderkombetare e Gazetareve eshte ekstremisht e shqetesuar. Po shoh se cfare ne mund te bejme me shume ne menyre qe autoritetet shqipetare, gjykatat dhe qeveria shqiptare, te prapesohen nga keto lloj konfrontimesh me median  sepse eshte potencialisht katastrofike per lirine e medias.

Top Channel