Një marrëdhënie kulturore historike vjen nëpërmjet disa datave dhe i japin domethënien “ishujve të sotëm” në një Shqipëri të komunitetit frankofon.

Për të kuptuar “atë lidhje të ngushtë” mes kulturave të dy vendeve, pyesim studiuesin dhe përkthyesin e 40 titujve, Edmond Tupja që gjatë gjithë jetës së tij, ka rrëmuar në “thesarin e gjuhës” elitare të shekullit të 19-të, ndërkohë që në ish-periudhën e diktaturës, në mesin e viteve `70 ka punuar në Selinw e Qelqtw të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork si përkthyes i frëngjishtes, atëherë kur gjuha e “Volterit” përdorej si “gjuhë pune”.

“Në kohën e kryqëzatave mbretrit francezë anzhuinw bën krushqi me familjen Topiaj e që më pas lindi Tanush Topia, ish-aleat i Skënderbeut”, tregon Tupja.

Në shekullin e 19-të Republika Autonome e Korçës ka qenë në protektoratin francez, orientimi i rilindasve tanë drejt kulturës franceze, hapja e liceut francez në 1917, në të cilin u kultivua  inteligjenca  shqiptare dhe gjithçka finalizohet në 1965-ën kur për herë të parë në Fakultetin e Gjuhëve të huaja hapet dega e frëngjishtes që u shoqërua me dërgimin e studentëve të gjuhë-letërsisë në Francë.

“Diktatori që kishte mbaruar liceun e Korçës kishte nostalgji dhe donte t’i tregonte botës se Evropa Shqipërinë nuk e kishte izoluar”, thotë Tupja.

Dhe kjo valë “përqafimesh kulturore” vazhdoi deri në vitet ’80-të kur teleshikuesit filluan të shijojnë të tjera vlera të vendit, e kur letërsia shqiptare falë përkthyesve të talentuar, njeri prej të cileve Vedat Kokona, filloi të fliste frengjisht dhe e kundërta.

“Ka pas qenë deri në 1991 lidhja shqiptare botonte një revistë të shkruar në frëngjisht”, shprehet Tupja.

Dhe kjo jetë, përveçse në rrjetet toponimike frankofile, vazhdon sot në Qendrën e Aksesit të Informacionit, në Tiranë, ku studentët që kanë prirje ndaj frankofonisë i krijojnë vehtes mundësi për stazhe formimi apo shkëmbime eksperiencash me partnerë frankofonë në botë. Elona Toro nga kjo qendër tregon për interesimin e përditshëm.

“Zakonisht studentët që vijnë marrin informacion për detyrat e kursit dhe lëndët e ndryshme. Ka edhe pedagogë dhe vijnë konsultohen për tezat e ndryshme që ne ofrojmë”, thotë Elona.

Një vit, pas krijimit të Institutit Francez të Administrimit për Marrëdhëniet  në Fushën e Menaxhimit të Ndërmarrjeve”, Shqipëria anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë në të cilën aderojnë 800 milionë banorë nga i gjithë rruzulli. Aleksandër Xhuvani nga ky institut thotë se harta e frankofonisë në vendin tonë përfshin jo vetëm qendrat universitare.

“Padyshim Korça ka edhe para luftës së parë botërore tradita frankofonie. Më pas vijnë Tirana, Shkodra apo Fieri. Aleanca franceze mundohet ta shtrijë aktivitetin kudo”, thotë Xhuvani.

Pavarësisht globalizimit, në të cilin është përfshirë edhe Shqipëria ku multi-gjuhësia ushtron presion, tradita frankofone vijon.

“Gjuha franceze nuk e sheh vehten në konkurencë me anglo-foninë. Shikohet si një shtesë apo shtojcë për t’i ofruar një mundësi vetes”, shprehet Xhuvani.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel