Poloni, zgjedhjet, pjesëmarrje e ulët

20/06/2010 17:10

Kur duhet edhe pak kohë nga mbyllja e qëndrave të votimit, autoritetet zgjedhore polake publikuan pjesëmarrjen në proçes ku vihet re përqindja mjaft e ulët e polakëve që kanë votuar.

Kështu sipas të dhënave të publikuara, rreth 23.38 përqind është pjesëmarrja në zgjedhje, një pjesëmarrje kjo mjaft e ulët në krahasim me zgjedhjet e shkuara. Megjithatë autoriteti zgjedhor vendas shprehet optimist për përmirësimin e kësaj shifre në orët e mëvonshme.

Polakët zgjedhin sot mes 10 kandidatëve, presidentin e tyre, pas vdekjes tragjike të Leh Kazinskit në aksident ajror para pak muajsh.

Top Channel