Profesor Thede Kahl është një nga studiuesit e njohur për çështjen e arumunëve. Ai ka shkruar doktoraturën mbi studimin e vllehve të Ballkanit.

Studimi i tij është botuar në librin “Etniciteti dhe ndarja hapësinore e arumunëve në Europën Juglindore”.

Në një intervistë të dhënë për “Deutsche Welle”, ai thekson se rumunët e veriut të Ballkanit janë ndryshe nga vllehtë e jugut.

Pyetjes pse përpiqet Rumania t’i quajë vllehtë të vetët, ai i pwrgjigjet: “Në princip, që prej krijimit të shtetit rumun dhe lindjes së idesë nacionale rumune, ka lindur edhe ideja që praktikisht jo vetëm rumunët që jetojnë në territoret e shtetit, pra rumunët dakë, por edhe të gjithë popujt që dikur janë quajtur vllahë, që flasin një gjuhë që i ka rrënjët te latinishtja vulgare, të numërohen brenda popullit rumun. Jo vetëm arumunët në Greqi dhe Shqipëri, por edhe rumunët meglenë në Maqedoni, dhe istro-rumunët në Kroaci. Kjo do të thotë që pikëpamjet nacionale rumune i shohin të gjitha këto grupe si pjesë përbërëse të popullit rumun”.

Sipas Kahl, njw tjetwr motiv pwr kwtw qwndrim tw Bukureshtit zyrtar wshtw edhe ideja e tij pwr Rumaninw e Madhe.

“Nga pikëpamja etnografe, kjo është një mënyrë e të menduarit e “Rumanisë së Madhe” dhe nuk i përgjigjet identitetit të këtyre njerëzve. Arumunët në Shqipëri dhe në Greqi kanë qenë shumë të lidhur me Bizantizmin dhe mësuan më shumë greqisht dhe shqip e u përshtatën me sunduesit osmanë. Ata nuk kanë pasur të bëjnë me rumunët në veri të gadishullit”, ka shtuar Kahl.

Top Channel