“Hakmarrja” e Agim Bendos?

19/06/2010 15:35

Gjyqtari Agim Bendo ka patur konflikt interesi me emisionin ‘Fiks Fare’ dhe si i tille ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga gjykimi cështjes ‘Pango’.

Dhe nuk do të ishte ky rasti i parë, pasi janë me dhjetëra gjyqtaret që kanë hequr dorë nga proceset gjyqësore që u kanë rënë për gjykim menjëherë sapo kanë konstatuar konflikte të ngjashme interesi.

Disa vite me pare emisioni ‘Fiks Fare’, gjate trajtimit te nje teme mbi fajdet, ne nje leter te Shemsie Kadries, permend edhe emrin e nje personi te quajtur Agim Bendo.

Menjehere pas emisionit, gjyqtari reagoi fort permes nje letre drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’, qe te pergenjeshtrohej ky fakt, dhe te behej saktesimi se emri Agim Bendo nuk i perkiste gjyqtarit te Gjykates se Tiranes. E duke qene se gjyqtari kerkoi me ngulm saktesimin, ‘Fiks Fare’ ne ate kohe reagoi.

Kjo perplasje ne drejtesi konsiderohet precedent dhe konflikt interesi, konflikt te cilin gjyqtari e permend ne rastin Pango, por sic duket ka harruar ta shohe ne rastin e tij.

Dhe, nje konflikt i tille, ne jo pak raste ndikon edhe ne gjykimin e ceshtjeve sic eshte kjo mes ‘Fiksit’ dhe zotit Pango. Ne pozicionin e juristit Spartak Braho shprehet se te pakten moralisht Agim Bendo duhet te jepte doreheqjen nga gjykimi.

“Nëse ka konflikt interesi kjo është një cështje proceduriale gjyqësore; nga pikëpamja morale po të isha unë në vend të tij do të hiqja dorë”, thotë Braho.

Vete Agim Bendo ka dhene doreheqjen nga gjykimi, ne procesin ku Agim Shehu kerkonte rikthimin e gradave tre vjet me pare, pasi ne vitin 1998 gjykata e Tiranes qe drejtohej ne ate kohe po nga Agim Bendo kishte dhene nje vendim qe ia kishte hequr gradat gjeneralit. Gjyqtarja Zina Sollaku refuzoi te ishte pjese e trupes gjyqesore kur nje ‘showgirl’ paditi Prokurorine e Krimeve te Renda per publikim te filmimeve, duke u shprehur se ne ate kohe bashkeshorti i saj Theodhori Sollaku ishte Prokuror i Pergjithshem e per rrjedhim edhe drejtues i Prokurorise se Krimeve te Renda dhe ajo kishte konflikt interesi.

Te tjere gjyqtare qe kane dhene doreheqjen per konflikt interesi jane Kreshnik Omari per ceshtjen Gerdeci, Fatos Qato per ceshtjen e Mero Bazes dhe po keshtu edhe per te njejten ceshtje serish Zina Sollaku pasi ajo kishte nje ceshtje te pazgjidhur ne Gjykaten e Shkalles se Pare me Bazen.

Top Channel