Strasser: Kriza politike, në dëm të vendit

17/06/2010 19:45

Situata politike në Shqipëri është e demshme për vendin dhe e demshme për perspektivën europiane të Shqipërisë.

Ernest Strasser, kryetar i delegacionit austriak në grupin e PPE dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të kryeministrit, shprehu mbështetjen e tij të vazhduar për qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.

“Unë shpresoj sinqerisht se Shqipëria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta drejtuar vendin drejt anëtarësimit në BE. Është koha për Shqipërinë t’i bashkohet familjes europiane dhe familja politike e PPE do të jetë aty për ta mbështetur dhe ndihmuar atë”, ka deklaruar Strasser.

“Shqipëria duhet të kapërceje të gjitha vështirësitë dhe të punojë në Parlament për një të ardhme më të mirë. Kryeministri Berisha është njeriu i duhur në vendin e duhur dhe ka mbështetjen time të plotë”, ka shtuar kryetari i delegacionit austriak ne Parlamentin Europian.

Top Channel