Izraeli zbut bllokadën në Gaza

17/06/2010 11:30

Izraeli ka vendosur të zbusë bllokadën në Gaza dhe të lejojë të hyjne më shumë mallra për civilët në territorin palestinez.

Lëvizja e Tel Avivit vjen në mesin e një përshkallëzimi të presioneve ndërkombëtare mbi shtetin hebre për t’i dhënë fund embargos. Njoftimi i qeverisë izraelite le të kuptohet se Izraeli do të lejojë më në fund edhe organizata të tilla si vetë OKB-ja të importojne materiale ndertimi, deri me tani te ndaluara, por jetike per rindertimin e Gazes pas luftes se dhjetorit 2008-gusht 2009. lehtesimi i bllokades u miratua pas nje takimi dy ditor te kabinetit izraelit te sigurise.

Ai erdhi bashke me deklaraten se Tel Avivi pret qe kominiteti nderkombetar te punoje per lirimin e Gilad Shalitit, ushtarit izraelit te kapur nga militantet e Hamasit ne kufirin e izraelit me Gazen 4 vjet me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA