
Policia e Tiranës arrestoi katër persona të cilët shisnin diploma të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës, për 7 mijë euro. (UPDATE)
Policia i ndaloi të katër sekserët pasditen e së mërkurës.
Burime zyrtare thanë se ata regjistronin persona të ndryshëm në amzat e këtij fakulteti, sikur e kishin përfunduar juridikun, në këmbim të shumës së eurove.
E gjithë koha për ta përfunduar këtë proçedurë zgjaste të paktën 2 muaj, ku ata që kërkonin ta përfitonin diplomën në mënyrë të padrejtë, siguronin edhe dokumentacionin përkatës.
Edhe pas marrjes në pyetje të arrestuarit nuk i nxorrën emrat e bashkëpunëtorëve të tyre, për të cilët policia dyshon se janë punonjës të administratës së Fakultetit Juridik.
Për këtë arsye, Policia e Tiranës ja kaloi dosjen Task Forcës së Prokurorisë së Tiranës, për të hetuar më tej në lidhje me këtë vepër penale.
Top Channel