Mjedisi, tani masa të rrepta

16/06/2010 16:05

Projektligji për mbrojtjen e mjedisit i cili pritet të kaloje së shpejti në Komisionin e Mjedisit i jep me teper fuqi agjencisë rajonale të mjedisit dhe forcon strukturat kontrolluese dhe ndëshkuese.

Por për realizimin e plotë të këtij ligji dhe për të mbrojtur mjedisin ministri Fatmir Mediu ka kerkuar bashkepunimin e te gjitha paleve politike.

Anketimet e fundit kanë treguar se transparenca ne egzekutimin e ligjeve por edhe ne hartimin e tyre eshte shume e ulet.

“Mendoj se në Shqipëri të gjithë politikanët, deputetët dhe shoqëria civile kanë shumë hapa për të bërë për të kuptuar se sa e rëndësishme është pjesëmarrja në bërjen e ligjeve në mënyrë që të krijojë një bazë të fortë për ligjin e ri”, u shpreh Van den Door, ambasadori hollandez.

Shkaterrimi i mjedisit sjell nje kosto te larte ekonomike, dhe sociale dhe rikuperimi i te gjitha hapesirave dhe komponenteve mjedisore kerkojne kohe dhe shume para. Ndaj Ministria e Mjedisit kerkon qe permes ketij projektligji te ndeshkoje kedo qe ndot.

Top Channel