Vizat, Franca bind vendet anëtare

14/06/2010 20:25

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE, Franca ka bindur vendet anëtare që të ndryshojnë qëndrimin e tyre përsa i përket procesit të vizave.

Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner ka bërë që deklarata e ministrave të ndryshojë, duke vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Bosnjes.

“Nuk kemi marrë tamam një vendim për vizat. Por nëse një ditë propozimi do të vijë, ne do të marrim një vendim për hapjen, sic kemi bërë me Serbinë”, ka deklaruar Kouchner.

Mbështetje në këtë drejtim është dhënë edhe nga ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, i cili ka theksuar se Italia do ta mbajë premtimin që i ka bërë Shqipërisë.

“Duhet të njohim se nëse do të ketë një problem politik, do t’ia adresojmë atë politikës evropiane. Ne i kemi bërë një premtim kryeministrit Berisha. Do të gjëndet një konsensus i fortë që të pranohet kërkesa”, është shprehur Frattini.

Top Channel