Sulmi, Izraeli: OK hetimit ndërkombëtar

12/06/2010 03:30

Autoritetet izraelite njoftuan ditën e premte se janë gati të pranojnë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare në lidhje me incidentin e flotës humanitare ndërkombëtare ku gjetën vdekjen 9 shtetas, shuma e të cilëve turq.

Deklarata ka ardhur nga ambasadori i shtetit hebre në Uashington Majkell Oren i cili saktësoi se Tel Avivi do të njoftojë në ditët në vijim përbërjen e 3 grupeve hetimore që do t’u ngarkohet detyra të zbardhin se çfarë ndodhi në bordin e anijes që u përpoq të çonte ndihma humanitare për palestinezët e Gazas.

Nuk është e qartë përbërja e komisionit, por burime nga qeveria izraelite shprehen se në grup do të përfshihet një hetues amerikan, informacion ky që përforcohet edhe nga fakti se SHBA kërkon me ngulm pjesëmarrjen në hetimin e sulmit ndaj flotës humanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA