Sllovaki, votohet për zgjedhjet legjislative

12/06/2010 08:00

Në Sllovaki janë hapur mëngjesin e sotëm qendrat e votimit në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve legjislative.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në proces do të marrin pjesë rreth 4 milionë e gjysmë qytetarë me të drejtë vote.

Procesi ka të bëjë me 150 vende në Parlament. Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 22:00, ndërkohë që më pas do fillojë numërimi.

Top Channel