Meksikë, luftë mes karteleve të drogës

12/06/2010 00:35

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë në orët e fundit në Meksikë si pasojë e sulmeve të armatosura të kryera nga grupet e narkotrafikantëve.

Sulmet ndodhën në qytetin e Puerto Maderos në shtetin meksikan të Tamaulipas. Trupat e pajetë u zbuluan në disa lagje të ndryshme të qytetit ku sipas raportimneve ka patur përleshje mes karteleve të drogës.

Në zonë vepron një ndër kartelet më të rrezikshme të Meksikës, të quajtur, “Golfo”, ish-grup aleat me kartelin më të madh “Los Zetas”, dhe që udhëhiqet dhe përbëhet në pjesën më të madhe të anëtarëve të tij nga ish-ushtarakë.

Top Channel