Kirgizstan, 49 të vrarë nga përleshjet etnike

12/06/2010 09:35

Forcat e sigurisë në Kirgizstan po përpiqen të shtypin përplasjet etnike në qytetin jugor të Oshit, ku deri tani janë vrarë 49 persona.

Ndërkohë që aktet e dhunës hynë në ditën e dytë, mijëra banorë janë drejtuar për në kufirin me Uzbekistanin për t’u shpëtuar luftimeve mes etnive kirgize dhe atyre uzbeke.

Shtëpitë e uzbekëve në dhe tregu kryesor i qytetit janë në flakë dhe në zonë dëgjohen ende të shtëna armësh, bëjnë të ditur korrespondentët e mediave ndërkombëtare.

Qeveria e përkohshme ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme. Mbi 650 persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet fjalë për aktet më të rënda të dhunës që kanë përfshirë vendin e Azisë qëndrore që prej rrëzimit të presidentit në muajin prill.

Top Channel