Kamerun: “BP” të mbetet e fortë

12/06/2010 04:10

Për kryeministrin britanik David Kamerun, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet për shkak të ndotjes në Gjirin e Meksikës, e rëndësishme është që kompania naftënxjerrëse “BP” të mbetet e fortë.

Gjatë një bisede me presidentin e “BP”, Karl Svenberg, shefi i kabinetit britanik u shpreh qëndrimi i fortë i kompanisë është në interes të të gjithëve dhe jo vetëm të “BP”. Ndërkaq, Svenberg, sipas një zëdhënësi të kompanisë siguroi Kamerun se kompania që ai drejton do të bëjë gjithçka për të ndalur rrjedhjen e naftës në Atlantik, për të pastruar ndotjen e shkaktuar dhe për të dëmshpërblyer palën e dëmtuar.

Gjithashtu, SHBA nuk kanë ndërmend të bllokojnë aktivitetin e “BP” në territorin e saj e kjo u vu re në kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për një dëmshpërblim mesatar ndaj kompanisë.

Top Channel