Islandë, miratohet ligji i martesave për homoseksualët

12/06/2010 01:50

Parlamenti islandez, në një votim plebishitar ka kaluar ligjin i cili lejon martesat mes homoseksualëve.

Ndryshimi legjislativ i kaluar me votat pro të të gjithë deputetëve të parlamentit islandez, përmban frazat “lejohen bashkimet civile mes dy burrave dhe mes dy grave”.

Islanda, qysh prej një viti udhëhiqet nga një kryeministre femër, Johana Sigurdadotir e cila ka deklaruar publikisht që është lesbike.

Top Channel