Arkansas, 20 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm

12/06/2010 02:15

Përkeqësohet edhe më tej bilanci i viktimave shkaktuar nga rreshqitjet e dherave në Arkansas të Shteteve të Bashkuara.

Sipas autoriteteve vendase, 20 është numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ndërkaq, Roja Kombëtare ka dërguar disa helikopterë shtesë në zonë për të kryer zhvendosjen e banorëve mes Misurit dhe maleve Ouaçita, një zonë kjo mjaft e frekuentuar prej turistëve.

Top Channel