SHBA, përmbytje në Arkansas, 12 të vdekur

11/06/2010 21:35

Një përmbytje masive ka përfshirë një kamp në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.

Ngjarja ka ndodhur në një park në jug-perëndim, i njohur për panoramën spektakolare të Kontesë Montgomeri.

Në ditët e fundit në zonën në fjalë kanë rënë shumë shira dhe lumenjtë që kalojnë përmes saj, Kado dhe Misuri i Vogël, janë fryrë duke dalë nga shtrati.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur skuadrat e shpëtimit, të cilat po punojnë për t’u ardhur në ndihmë turistëve të bllokuar në parkun që ndodhet rreth 110 kilometra nga Shkëmbi i Vogël.

Top Channel