Rusi, Duma i jep më shumë pushtet FSB-së

11/06/2010 21:20

Duma, dhoma e ulët e Parlamentit rus, ka votuar një ligj që zgjeron pushtetin e shërbimeve sekrete, FSB-së, sic njihet sot KGB-ja e dikurshme.

Ligji i jep autoritet FSB-së që të marrë në pyetje ata që dyshohen se mund të kryejnë një krim, si dhe të arrestojë këdo që i kundërvihet urdhërave të shërbimeve.

Masa në fjalë duhet të aprovohet me tre seanca votimi, por që në fillim ka ngjallur kritika tek grupet për të drejtat e njeriut, të cilat shprehen se do të shërbejë për të arrestuar gazetarët dhe opozitarët e Kremlinit.

Top Channel