Ministrja angleze jep dorëheqjen nga posti, zbulohet letra dhe kërkesa ndaj Keir Starmer
Drejtuesit më të lartë të kompanisë naftënxjerrëse, “British Petroleum’ janë thërritur nga Senati dhe presidenti Obama për të diskutuar mbi situatën e shkaktuar pas derdhjeve të naftës në Gjirin e Meksikës.
Karl Henrik Svanberg, president i BP, dhe administratori i deleguar i kësaj kompanie, Toni Hauard do të mbërrijnë në Uashington, i pari për t’u takuar me presidentin Obama ndërsa i dyti për të dhënë shpjegime para Senatit amerikan.
Kjo është hera e parë që presidenti Obama takohet më një zyrtar të lartë të kompanisë BP. Më herët Obama ishte shprehur se kërkontë vepra në ndaljen e ndotjes dhe jo fjalë, ndaj edhe kishte evituar takimet me ta.
Takimet ndodhin vetëm pak kohë nga studimi më i fundit i shkencëtarëve mbi sasinë e naftës që derdhet në det. Sipas tyre sasi e arit të zi që ndot ujrat në Gjirin e Meksikës është dyfishuar.
Top Channel