Nafta, 50 mijë fuci do mblidhen në korrik

11/06/2010 17:35

Përgjegjësi i rojës bregdetare amerikane ka bërë të ditur se kompania “BP”, brenda gjysmës së parë të korrikut, mund të arrijë të rekupërojë rreth 50 mijë fuci nafte në ditë, e derdhur në Gjirin e Meksikës.

Aktualisht “British Petroleum” mbledh 18 mijë fuci nafte që duhet të arrijnë në 28 mijë me kupolën e re që është instaluar.

Ditën e djeshme, shkencëtarët kishin dhënë alarmin se nafta në det kishte arritur në 40 mijë fuci në ditë dhe presidenti Barack Obama kishte thirrur në një takim presidentin e “BP”, Carl Henric Svanberg.

Top Channel