Meksikë, masakër në një qendër rehabilitimi

11/06/2010 18:20

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë dhe 6 të tjerë të plagosur nga një grup personash të armatosur që kanë hapur zjarr në një qendër rehabilitimi nga droga.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Cihuahuas, në Meksikë, dhe sipas burimeve policore lokale, akti dyshohet të jetë kryer nga bandat e narkotrafikut.

Dëshmitarë nga vendngjarja treguan për mediat ndërkombëtare se rreth 30 persona të armatosur hynë në qendrën mjekësore dhe nxorrën jashtë 23 vetë të cilët i qëlluan.

Top Channel