Londinezët: Jo policëve me armë në qytet

11/06/2010 17:50

Prania e policëve të armatosur në rrugët e Londrës nuk i bën njerëzit të ndihen më të sigurtë, por shkakton tek ta një lloj shqetësimi.

Kështu thotë një sondazh i kryer nga e përditshmja londineze “Metro”, sipas të cilës nga 1912 të intervistuar, 44% janë shprehur se tremben nga armët, 33% se nuk ndihen rehat, 26% se ndihen të sigurtë dhe 16% se nuk kanë parë kurrë armë.

Studimi i së përditshmes u krye për shkak të vrasjes së 12 personave pak ditë më parë nga Derrick Bird, kur policët e paarmatosur tentonin ta ndalonin.

Top Channel