Klima, Obama merr “Ok” nga Senati

11/06/2010 04:00

Senati amerikan i ka dhënë lënë dorë të lirë presidentit Barak Obama dhe programit të tij për mbrojtjen nga ndryshimet klimaterike.

Gjithçka ka ndodhur teksa është rrëzuar rezoluta e senatorëve republikanë e cila kërkonte rrëzimin e formimit të autoritetit, “Environmental Protection Agency”. Pas këtij hapi kjo agjensi do të vazhdojë punën e saj duke përcaktuar rregulla të reja në fushën klimaterike.

Votimi është një shenjë fitoreje për Shtëpinë e Bardhë dhe administratën Obama dhe masat e parashikuara prej tij për reduktimin e gasit serë në atmosferë nga impiantet gjigante industriale. Vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh mjaft i kënaqur nga votimi i Senatit.

Top Channel