Kirgizstan, 28 të vdekur nga aktet e dhunës

11/06/2010 18:10

Të paktën 28 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur, disa dhjetra prej të cilëve në gjëndje të rëndë, është bilanci i viktimave të akteve të dhunës në Osh të Kirgizstanit.

Përleshjet, të cilat janë ende në zhvillim në kufirin me Uzbekistanin, duket se do të zgjasin, pasi sipas agjencive ruse banorët e fshatrave janë drejtuar për në qendër të qytetit.

Ndërkohë, nga kryeqyteti uzbek, Tashkent, kryeministrja e përkohshme kirgize, Rosa Otunbayeva i ka cilësuar përleshjet një konflikt etnik mes grupeve të dy vendeve.

Top Channel