Japoni, kryeministri: Rrezikojmë falimentimin

11/06/2010 14:55

Japonia mund të përballet me një kolaps financiar të ngjashëm me atë të Greqisë, e përfshirë nga pesha e borxhit të saj, nëse nuk ia del të rregullojë llogaritë publike.

Alarmi është lëshuar nga kryeministri i ri i vendit, Naoto Kan që ka vënë theksin tek nevoja për të filluar sa më shpejt me masat për ringritjen ekonomike.

Siç ka ndodhur në Europë, “ekziston rreziku i kolapsit nëse do të vazhdojmë të rrisim borxhin publik dhe të humbim besimin e tregjeve”, ka shtuar Kan.

Top Channel