Irani, Obama: Mbështetje atyre që luftojnë për liri

11/06/2010 08:20

Kur ka kaluar një vit nga kundërshtimi i zgjedhjeve në Iran, presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje komuniteti ndërkombëtar të mbështesë iranianët që luftojnë për liri.

Apeli i kreut të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur kur ka kaluar një vit nga zgjedhjet presidenciale në vend.

Në zgjedhjet e 12 qershorit 2009 u rizgjodh Mahmud Ahmadinexhad, rezultat që çoi protestat e opozitës dhe përleshjet në shesh.

Top Channel