Botërori, Mandela nuk do të marrë pjesë në inaugurim

11/06/2010 11:15

Nelson Mandela nuk do të jetë prezent sot në ndeshjen e inaugurimit të botërorit të futbollit.

Ish-presidenti afrikanojugor është në zi pas vdekjes së stërmbesës së tij 13 vjeçare që humbi jetën dje në një aksident rrugor në përfundim të koncertit inaugural.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga fondacioni i Mandelës.

Ndërkohë policia ka akuzuar shoferin e automjetit të përshirë në aksident, për vrasje me dashje.

Sipas autoriteteve, në momentin e ngjarjes ai ishte i dehur.

Top Channel