Birmania: Asnjë bashkëpunim me Penianin

11/06/2010 21:45

Birmania ka mohuar zërat për bashkëpunim me Korenë e Veriut në sektorin e energjisë bërthamore.

Akuzat kishin ardhur nga shtypi i huaj dhe kishin ngjallur një shqetësim serioz tek Shtetet e Bashkuara.

Por regjimi ushtarak në Birmani i ka përgënjeshtruar lajmet përmes një komunikate për shtyp, të transmetuar nga mediat qeveritare.

Top Channel