Vocaj: Kaos me trafikun e Tiranës

09/06/2010 14:35

Drejtori i Policise së Tiranës, Tonin Vocaj, i eshte drejtuar serish kryetarit të bashkisë Edi Rama, me një leter, ku shpreh shqetësimin e tij në lidhje me trafikun e Tiranës.

Në letrën e Vocajt thuhet se pavaresisht masave të marra, konstatohet kaos i lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në të gjitha segmentet rrugore që kanë lidhje me sheshin “Skënderbej”. Shqetesues sipas drejtorise se policise se Tiranës, mbeten rruget qe te cojne ne shesh, si Rruga e Kavajes, Rruga e Durresit, Rruga “Deshmoret e 4-Shkurtit”, Bulevardin “Zhane D`Ark”, Bulevardi “Zogui i I-re”.

Bllokimi i sheshit “Skenderbej” per kreun e policise se Tiranes ka cenuar rende situaten e trafikut rrugor ne qytet, ku si pasoje e devijimeve te trafikut, shume kryqezime dhe rruge kane marre nje ngarkese tej normave dhe te përballueshme nga sherbimet e policise. Vocaj i ka kerkuar kryebashkiakut, nje zgjidhje te problemeve te shkaktuara nga zbatimi i skemes se trafikut të kërkuar nga autoritetet e Bashkise se Tiranes.

Por nga ana tjetër ka reaguar drejtori i Transportiti në bashkinë e Tiranës, i cili duke iu referuar momenteve të pikut sqaron se nuk ka trafik të rënduar në kryeqytet.

“Me policinë e Tiranës kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe kemi diskutuar me ta për cdo gjë. Situata aktualisht në trafikun e Tiranës paraqitet plotësisht normale. Problemet janë vetëm të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor”, ka deklaruar Enton Punavia.

Sipas drejtuesve të bashkisë, skema e qarkullimit të trafikut po funksionon më së miri dhe nuk e ka rënduar atë.

 

 

Top Channel