Cdo vit, në mënyrë graduale, deti depërton duke gërryer e mpakur tokën tonë. Këta bunkierë, para të paktën 20 vitesh kanë qenë disa metra larg vijës së ujit, ndërsa tani janë disa dhjetëra metra në ujë.
Sipas eksperteve ky quhet erozion detar, i cili vjen nga gërryerja normale e ujit si pasoje e mungesës së mbrojtjes së tokes por edhe nga rritja e nivelit te deteve si pasoje e ngrohjes globale. Fatin e ketyre bunkereve sipas ekspertëve mund të kenë së shpejti edhe dhjetëra hotele qe jane ndertuar vetem disa metra larg vijes se ujit.
Ne studimin e kryer per erozionin eshte saktesuar se ndertimet por edhe gerruerja e shtreterve te lumenjve po rrisin siperfaqet e tokes te prekura nga erozioni, dhe shtojne rrezikun nga permbytjet.
Kreu i qeverise Sali Berishës pasi eshte njohur me studimin ka kërkuar nderprerjen e te gjitha lejeve per shfrytezimin e lumenjve dhe nisja e nje fushate per pyllezim intensive te vijes bregdetare.
“Paraqet nje situatë emergjente në brigjet e vendit që kërcënon mijëra kilometra katrorë tokës
sistemet e mbrojtjes jo vetëm që nuk ekzistojnë po janë sistemet e shkatërrimit”, u shpreh Berishë.
Ekspertet kane saktesuar se stacionet hidrometeorologjike jane jashte funksionit dhe monitorimi i siperfaqeve te tokes kerkohet te kryhet 2 here ne vit.
Top Channel