Punonjësit e Top Channel dhurojnë gjak

01/06/2010 15:55

Punonjësit e Top Channel celin  të parët fushatën sensibilizuese të Kryqit të Kuq për një gjak të sigurt, fushatë e cila do të vazhdojë për 14 ditë me radhë deri në ditën botërore të dhurimit të gjakut.

Per t’i ardhur ne ndihme femijeve talasemike te cilet jetojne vetem ne saje te gjakut te dhuruar,nuk kane nguruar t’i bashkohen kesaj nisme gazetare dhe punonjes te Top Channel.

“Kjo është hera e parë që jap gjak vullnetarisht, pasi të gjitha regjimet ma kanë thithur gjakun. Duhet dhuruar gjak sepse është në ndihmë të atyre që kanë nevojë dhe ne ndihme të fëmijëve talasemikë”, thotë drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Cakulli.

Edhe kryeredaktori i Departamentit të Informacionit, Mentor Kikia thotë se shumë njerëz ngurojnë të dhurojnë gjak, por në spital secili prej nesh mund të ketë nevojë për të. Ndaj Kikia bën thirrje që të dhurohet gjak, pasi ka shumë njerëz që e kanë nevojë të domosdoshme.

Figura te njohura te televizionit Top Channel u bejne apel te gjithe qytetareve te kontribuojne duke dhuruar gjak per te ndihmuar nje jete, pasi  nuk demton shendetin.

“Kjo është hera e parë që jap gjak dhe sot mësova se të dhurosh gjak një herë në tre muaj i bën mirë trupit tim. Ndihem mirë që gjaku im mund t’i bëjë mirë një vajze të vogël talasemike”, thotë drejtuesja e emisionit “Shqip’, Rudina Xhunga.

Një nga figurat më të dashura të ekranit, drejtuesi i emisionit “Fiks Fare”, Sajmir Kodra u shpreh se ky akt është dhuratë e thjeshtë dhe e bukur për fëmijët talasemikë, e në të njëjtën kohë shpëton edhe jetën e tyre.

Spitalet tona kane mungese te theksuar per gjak ndaj perfaqesues te Kryqit te Kuq shqiptar u bejne thirrje te gjithe institucioneve publike dhe private t’i bashkohen  kesaj nisme ne kete fushate .

Top Channel