Aksidentohet inspektori i Ministrisë së Arsimit

01/06/2010 11:50

Një inspektor i Ministrisë së Arsimit është aksidentuar gjatë paradites së sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërkohë që udhëtonte drejt Skraparit për të shpërndarë bazën materiale të provimeve të maturës shtetërore.

Makina me të cilën udhëtonte Vladimir Shanini, inspektor pranë Ministrisë së Arsimit është përplasur me një tjetër mjet në rrugë, në afërsi të fshatit Jahupas, në aksin rrugor Berat- Skrapar. Si rezultat i përplasjes së dy mjeteve 63-vjeçari ka pësuar fraktura në trup dhe ndodhet në spitalin e Beratit duke marë ndihmën shëndetsore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Arsimore në qytetin e Çorovodës ka marë menjëherë masat për mbritjen e bazës materiale në shkollën e mesme të këtij qyteti ku proçesi i provimit të parë të maturës nisi pak minuta me vonesë.  

Top Channel