Sulmi izraelit, Turqia kërkon mbledhjen e KS-së

31/05/2010 12:50

Turqia ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për sulmin e marinës izraelite ndaj një flote anijesh, shumica e të cilave turke, që conin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Pas marrjes së lajmit Ankaraja ka thirrur edhe një mbledhje urgjente ambasadorin izraelit, gjithashtu përpara ambasadës izraelite janë zhvilluar protesta.

Gjithashtu ndaj ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe Greqia dhe Spanja që kanë thirrur ambasadorët e Izraelit.

Presidenti palestinez, Abu Mazen ka shpallur tre ditë zie kombëtare në territoret palestineze.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si “një sulm ndaj flotës së lirisë”, gjithashtu ka lajmëruar ndërprerjen e dialogut për paqen.

Top Channel