
Dy vëllezër të moshuar nga një fshat i thellë malor në Shkodër kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri me njëri tjetrin.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pasdite në fshatin Domen të komunës Postribë të rrethit Shkodër.
Dy vëllezërit Isa Çela, 79 vjeç dhe Hysen Çela, 76 vjeç që banonin fare pranë njëri-tjetrit kanë nisur të debatonin në lidhje me pronësinë e një toke që ndodhej mes dy shtëpive.
Pas fyrjeve dhe sharjeve, të dy vëllezerit i kanë drejtuar njëri-tjetrit armët e zjarrit. Pas një shkëmbimi zjarri që ka zgjatur disa minuta në prezencën dhe të familjarëve të tjerë, dy vëllezerit e moshuar kanë mbetur të plagosur.
Fshati ku ka ndodhur ngjarja është një zonë e thellë malore ku mungon komunikimi dhe për të lajmëruar policinë dhe ambulancën, familjarëve u është dashur të ecin vetë rreth 40 minuta në këmbë.
Pasi mori informacion policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e dy të plagosurve për në spitalin rajonal të Shkodrës. Por pak më vonë, pasi kanë mbërritur në spital, për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë.
Top Channel