Gjermani, dorëhiqet presidenti Koehler

31/05/2010 17:00

Presidenti i Gjermanisë, Koehler ka dhënë sot dorëheqjen pas disa kritikave të bëra në adresë të tij për shkak të deklaratave mbi misionin në Afganistan.

Koehler e kishte justifikuar misionin ushtarake me nevojën për të mbrojtur interesat tregtare të Gjermanisë jashtë vendit.

Në ditët e fundit, qëndrimi i presidentit ishte kritikuar ashpër si nga opozita, ashtu edhe nga koalicioni i udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel.

Top Channel