Erdogan anulon vizitën në Argjentinë

30/05/2010 16:35

Kryeministri turk Reçep Taip Erdogan anuloi vizitën e tij në Argjentinë me rastin e inaugurimit të statujës së Ataturkut në Buenos Ajres.

Vendosja e monumentit të themeluesit të Turqisë moderne ka shkaktuar protesta në kryeqytetin e vendti amerikano-latin, pas reagimeve të komunitetit armen, i cili kërkoi heqjen e monumentit të Ataturkut prej Buenos Ajresit.

Armenia dhe Turqia, thuajse prej një shekulli përplasen me njëra-tjetrën për genocidin ndaj armenëve në fund të periudhës së Perandorisë Osmane. Armenia e quan genocid masakrën e asaj kohe, ku sipas saj u masakruan të paktën 1 milion armenë, ndërkohë që Ankaraja zyrtare asnjëherë nuk e ka cilësuar genocid, duke pretenduar se në luftën e prillit të 1915 u vranë 100 mijë armenë.

Top Channel