Britani, dorëhiqet sekretari i Thesarit

30/05/2010 13:55

Sekretari britanik i Thesarit, David Laws ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të parë që përfshiu kabinetin e konservatorëve.

Laws ka pranuar se ka marrë me qera një apartament nga partneri i tij dhe se kishte kërkuar rimbursim me shpenzime qeveritare.

Lajmin, e bën të ditur rrjeti informativ BBC, sipas të cilit për të zëvendësuar Laws është zgjedhur liberal-demokrati Danny Alexander, ministër për cështjet skoceze.

Top Channel