Bonot e thesarit, sa përfitojnë individët

30/05/2010 08:55

Tregu i bonove të thesarit konsiderohet më i sigurti ndër të gjitha tregjet, për shkakun e garancisë që jep qeveria dhe normës së fitimit, e cila merret në çast.

Për këtë shkak, bankat tregtare në vend, duke parë avantazhet që sjell blerja e bonove, nuk kanë preferuar t’u japin hapësirë individëve që të jenë pjesëmarrës në treg, duke shfrytëzuar edhe hapësira që jep ligji.

Aktualisht normat e bonove të thesarit me afat njëvjeçar arrijnë në 8.5 për qind dhe për çdokush që disponon kursime duke filluar nga 300 mijë lekë, ka të drejtë t’i blejë dhe fitimi nga interesi merret direkt (ndryshe nga bankat, që duhet të presësh 3, 6, 12 muaj etj).

Situata me tregun e bonove, edhe pse me histori disavjeçare, paraqitet ende e paqartë për publikun e thjeshtë, i cili ka mundësi të përfitojë për shkak të kushteve të mira.

Arsyet pse mungon transparenca dhe informacioni i duhur për bonot nuk është guxuar të thuhet zyrtarisht hapur, por është mjaftuar vetëm me konstatime dhe rekomandime.

Top Channel