Aksidenton motoçiklistët, denoncon vjedhjen e makinës

30/05/2010 17:25

Pasi ka përplasur dy persona me motor me makinën e tij në një nga rrugët e Italisë, autori, një 41 vjeçar italian ka tentuar t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij duke denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

Sipas autoriteteve autori pas përplasjes, së motorit ka braktisur makinën e tij dhe ka vazhduar rrugën në këmbë deri në komisariatin më të afërt për të denoncuar “vjedhjen e makinës së tij”.

Pas verifikimeve të kryera nga karabinierët, u prangos autori i përplasjes ndërkohë që dy të aksidentuarit, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën me prognozë 30 ditore.

Top Channel