Afganistan, McChrystal: Progresi i ngadaltë

30/05/2010 14:20

Gjenerali Stanley McChrystal, komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, ka deklaruar se progreset për të sjellë stabilitetin në vend janë shumë të ngadalta.

Sipas tij, beteja për të arritur fitoren kundër guerrilasve talebanë do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Vetëm pak ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama dhe ai afgan Hamid Karzai rikonfirmuar partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Ai u zgjat përtej vitit 2011, kur ishte caktuar edhe data e nisjes së reduktimit të trupave amerikane në Afganistan.

Top Channel