Rrashbull, plagoset punonjësi i ujësjellësit

28/05/2010 20:35

Një punonjës i ujësjellësit të fshatit Rrashbull të Durrësit, G. Avdyli është qëlluar më gurë nga banorët teksa ishte duke kryer detyrën e tij për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Gjatë këtij konflikti kanë ndërhyrë dy nipërit e punonjësit të ujësjellësit të cilët më pas janë goditur me thika dhe ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet fjalë për shtetasit M Avdyli dhe I. Tarreci përkatësisht 31 dhe 26 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është në kërkim të autorëve të krimit.

Top Channel